Për të gjithë ata që kanë një dashuri për filmin shqiptar nuk ka sesi që të mos ju kujtohet personazhi mjaft i dashur i Mimoza Llasticës. Vajzës me bishtaleca që çdo gjë kërkonte ta kishte të sajën.
Në fakt Moza tashmë jo vetëm që është rritur, po ka një bukuri vërtet për t’u admiruar. E quajnë Zhaklina Dhimojani, dhe sot jeton në Bernë të Zvicrës së bashku me bashkëshortin jurist dhe vajzën e saj Alexa.
Ajo tashmë është shkëputur nga bota e kinemasë dhe ka marrë një drejtim komplet tjetër, duke punuar fillimisht si përkthyese në zyrën Federale të Refugjatëve në Itali dhe më pas e angazhuar si organizatore e koncerteve me muzikë klasike në Zvicër.
Së fundi ajo është rikthyer në rrugët e Tiranës dhe vërtet që duket një mrekulli. Sa shumë që është rritur Moza…dhe në fakt ka një hijeshi për t’u admiruar.
(E.K/Faxweb)