Aktori i njohur i “Portokallisë” Gaz Paja ka treguar së fundmi për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën. Deri më sot ai asnjëherë nuk ka folur për jetën private por mesa duket së fundmi ai është tejet i dashuruar.
Në emisionin “Wake Up”, në Top Channel, Paja ka treguar detaje sesi është e dashura e tij. Teksa moderatorët e ngacmunan duke e përshkruar se si është ajo, bionde, e bukura e dheut, e gjatë, elegante, e qeshur, pozitive,Gaz Paja u shpreh se ajo është shumë e sjellshme dhe e bën të ndihet shumë mirë.
“Është një vajzë që më fal qetësi, është shumë e sjellshme, e dashur, korrekte, më bën të ndihem shumë mirë”, ka thënë aktori.(J.V/Faxweb)