Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë sot një deklaratë të fortë në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, ku tha se me çdo mjet nuk do lejohet vendosja e tij nga ana e Edi Ramës.
“Kjo është skema e krimit të organizuar nga Saimit Tahiri te drejtuesit e Policisë në rrethe e deri te policët. Kjo ka ndodhur pasi Rama ka lejuar kriminalizimin e Policisë. Me autoritetin e kryeministrit ai për tre vite me rradhë ndërmorri një seri gënjeshtrash, me një qëllim për të fshehur krimin dhe për ti dhënë krimit kohën që të organizohej.
Këto para u përdorën nga Rama për blerjen e zgjedhjeve. Krimi i organizuar kërcënon sigurinë kombëtare të vendit. Spasrtimi nga krimi duhet të nis nga qeveria e në Polici, hapi i parë është largimi i Ramës nga qeveria. Liria e Saimir Tahirit, dekonspirimi i aksionit të djeshëm nga ana e Ministrisë së Brendshme është fakti kryesor që tregon se Edi Rama qëndron në krye të krimit. Hapi i dytë që synohet është kapja e Prokurorisë, në mënyrë që të zhduken të gjitha dosjet.
Hapi i tretë ështëmanipulimi i opinionit public duke përdorur mercenarë shqiptarë dhe të huaj. Me një Prokurori dhe Drejtësi të pavarur, Edi Rama e di që laku do të ngushtohet.
Qëndrimet tona kanë qenë dhe do të jenë të qarta, ky që ndërmori sulm ndaj Prokurorëve vetëm se po hetojnë lidhjet e tij me krimin nuk mund të emërojë kryeprokurorin e ri. Edhe vetë Saimir Tahiri është ai që do të votojë për kryeprokurorin e ri. Nuk do të lejojmë emërimin e kryeprokurorit të ri nga Edi Rama me të gjitha mjetet”, u shpreh Basha.
(E.K/Faxweb)