Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Lissus” në Lezhë, ku eshte sekuestruar lëndë narkotike e llojit “Kokainë”. Si rezultat i tij, u arrestua në flagrancë shtetasi i quajtur Marsen Hysa, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij në një lokal në Lezhë, i është gjetur e fshehur në rroba një sasi prej 198 gr lëndë narkotike e llojit “Kokainë”, e paketuar në 2 qese plastike.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
(B.H/Faxweb)