Kryeinspektori i Shëndetit Publik Eltar Deda ka deklaruar në “Fax News” se gjimnazistët e të miturit konsumojnë më shumë alkool dhe duhan në zonat urbane se ato rurale.
“Nuk është problemi i një institucioni të vetëm por është problemi i gjithëve, madje dhe familjes në lidhje me të miturit që kosumojnë alkool. Ne njemi për sigurinë fizike, përsa i përket cilësisië së piejeve është një institucion tjetër. Kjo nuk është një fushatë por është një plan pune që do të vazhdojë. Pranë QSUT-së ekziston një qendër për rehabilitimin e këtyre përdoruesve të alkoolit, ku ka edhe mjekë dhe psikologë. Ajo ka dhënë rezultatet e veta. Nuk do të ketë më tërheqje në lidhje me këtë plan.
Unë mendoj që njeriu deri në 18 vjeç nuk e kupton sesi është tamam gjendja ekonomike e tyre. Por e bëjnë më shumë të shtyrë nga shoqëria. I riu në lidhje me dashurinë e bën këtë për t’u dukur në shoqërinë e tij. Djali im më thotë që në shkollën e tij ka përdorim duhani dhe alkooli. Nuk mund ta ndaj atë që thoni ju. Alkooli konsumohet më shumë në zonat urbane nga të miturit. Mund të them me plot gojë që Shqipëria është shumë herë më mirë se ç’ka qenë . Raporti i 2016 i BE-së e ka kualifikuar shumë mirë vendin tonë. Por ende ka problem por ne jeni ende në krye të detyrës. Kthim mbrapa nuk do të ketë por do ketë rezultate. “, u shpreh Eltar Deda.
Ndërsa Gentiana Qirjako, Shefe Departamenti në ISHP u shpreh se edhe numri i femrave që kosumojnë alkool është rritur shumë pak duke iu referuar viteve të fundit. “3% në 2012 në 4% në 2017. Kjo është në një trend rritës. Shqipëra për moshën 15-vjeçare renditet në vendin e 11 nga 45 vende. Pra ata që konsumojnë alkool njëherë një javë. Përdorimi i alkoolit është një problen urban”, u shpreh ajo.
(J.V/Faxweb)