Në Hollandë është arrestuar Fatmir Pjetri, i lindur në Pukë i cili është shpallur në kërkim pasi gjykata ka vendosur “arrest me burg” për të.
Gjykata e Krimeve të Rënda kanë caktuar masën e “arrest me burg” për të pasi ai akuzohet për “Krijim të një grupi kriminal”, dhe si pjesë e bandës së “Babagjyshi”.
DETAJE:
Sipas të dhënave zyrtare nga Interpol Haga në bashkëpunim me Z.Q.K.Interpol Tirana, u bë i mundur arrestimi provizor në Holandë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë , i shtetasit shqiptar Fatmir (Fatjon) Pjetri, 31 vjeç, lindur në Pukë.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me Vendim Nr.559, datë 19.12.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me armë”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 140, 333/a, dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
(J.V/Faxweb)