Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar. Takimi sapo ka nisur dhe po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.
Nga burimet e afërta mësohet se menjëherë pas mbledhjes, Basha do të mbajë një konferencë për mediat. Ende nuk dihet tema që do të jetë në fokus të mbledhjes, por ditët e fundit kreu demokrat ka hedhur akuza të forta mbi kryeministrin Edi Rama për kriminalizimin e vendit.
Sjellim në vëmendje që vetëm një ditë më parë Taulant Balla, i kërkoi Prokurorisë të nisë hetimet, duke publikuar dokumente sipas të cilave PD dhe Basha kanë paguar 1 milionë dollarë për lobing në SHBA, ku ka paguar disa kompani. (F.M/FaxNews)