”Interesant si vijnë punët! Deri para pak kohe thonin “Qentë le të lehin, karvani ikën para…”, reagon Ylli Manjani, ish-ministri i Drejtësisë për 3 drejtuesit e Policisë që ende nuk janë arrestuar.
”Ndërsa sot: karvani leh, qentë ikin nga sytë këmbët. Drejtuesi i karvanit (krye)leh me timon në dorë e me kazan në kokë. Katandisje e merituar në Karikaturë!”, vazhdon më tej ai.
Ajo që ngjante si herezi muaj më parë: droga e kujtuar nga Manjani, nevoja që ushtria të ndërhynte për ta zhdukur kanabisin që kishte mbuluar Shqipërinë, lidhja e qeverisë me drogën etj tanimë është e prekshme për çdokënd pas të gjitha skandaleve plasur së fundmi.
Hetimi për trafik ndërkombëtar droge i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe fletë-arrestet për 3 shefat e policisë në Vlorë për bashkëpunim me Habilajt e kanë futur qeverinë dhe policinë e shtetit në një situatë kompromentuese, e cila pritet të sqarohet nga institucionet e drejtësisë: Prokuroria dhe Gjykata.
Sot dhjetra forca policie sot mësynë në Sarandë te ”Santa Quaranta” për sekuestro preventive të kompleksit luksoz të Klement që është në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.
(V.G/Faxweb)