16:31 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ngjela: Rama duhet të jap dorëheqjen, nëse nuk e jep, ka plane ogurzeza në mendje

15:12 | 24/11/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Bashkimin e trojeve shqiptare po e kërkon historia”

Avokati Spartak Ngjela  ka sulmuar edhe sot Ramën duke deklaruar se gjendja ekonomike është në rrënim dje se nga  nga qeveria paraqiten përqindje të rritura zhvillimi, si kongreset e tiranisë Hoxha. Sipas tij Rama duhet ë jap dorëheqjen. 

“Pse iu duhet shqiptarëve ky pafille, që të vuajnë ligësinë e tij?
Përse e do pushtetin ky kryeministër, që nuk e kupton se nuk ka më jetë politike, se këtej e tutje do dalin vetëm fakte kundër qeverisë së tij, dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt?
Pse; shqiptarët i thanë këtij që të bashkohej me botën e errët të krimit?
Pse, ende mendon ky se do të ketë një luftë rajonale që ta shpëtojë?
Pse, vërtet mendon me shpresë ky kryeministër rinor nga mendja, të destabilizojë Shqipërinë që ky me taborin e vet dhe Saliu me të vetin, të marrin të dy paratë e korrupsionit dhe të ikin edhe këta si nazistët në Amerikën Latine!?
Edi Rama nuk jep dorëheqjen si kryeministër.
Po kush është ky?
Fakti që nuk jep dorëheqjen është një nga ata që po ikin që tani nga sytë këmbët.
Nëse nuk jep dorëheqjen, provon se ka plane ogurzeza në mendje.
Por, do të përfundojë shumë keq.
Por, do të përfundojë shumë keq.”, shprehet ai. 

REAGIMI I PLOTË:

Si mund të quhet ky një shtet për qytetarët dhe ky që është kryetar i qeverisë, një kryeministër europian!?
Ja situata:
l.
Gjëndja ekonomikë është në rrënim; dhe nga qeveria paraqiten përqindje të rritura zhvillimi si kongreset e tiranisë Hoxha.
Vetëm borxhe dhe gjobitje drastike se shteti është pa para, por njerëzit e papunë duhet të hanë bukë me përqindjet e Ramës.
Pa prodhim dhe pa asnjë skemë investimi, se qeveria është e izoluar ngaqë po bllokon Reformën në Drejtësi.
Por, përveç këtyre, tani kemi përpara edhe një kryeministër të trembur deri në panik;
Sepse:
Trafikantët dhe krimi i rrugës i lidhur me pushtetin vendor në qytetet e mëdha po ikën nga vendi në panik.
Po identifikohen ndërkombtarisht oficerë policie të lartë të lidhur me trafiqet ndërkombëtarë.
Po kërkohet arresti i oficerëve të policisë, dhe ata largohen në arrati se lajmërohen.
Ndërkombëtarët po identifikojnë dhe të tjerë pushtetarë që po dalin nëpër hetimet masive të FBI-së
Askush nuk po kupton se çfarë po ndodh – por, ndonëse vetëm këto janë shumë të rënda; brenda këtyre, spikat rëndom edhe një kryeministër që justifikon gjithçka dhe flet përçart, por i trembur jo nga morali, por nga ligësia e tij kundër shqiptarëve.
Po pse, shqiptarët ia kanë fajin Ramës, që, i gjithë nën një pushtet cerebral psikik, kërkon të kompensojë dekompensimin e ligësisë së tij patologjike duke gënjyer shqiptarët.
Vetëm gënjeshtra dhe dizinformim. Nuk bën dot asgjë, por i gëzohet vegjetimit. Sigurisht, si çdo pushtetar i sëmurë.
Po ku është realisht kryeministri shqiptar?
ll.
Në fakt, ky kryeministër tani ka ikur, por ligësia nuk e lejon ta mendojë, dhe i jep një shpresë se mendon edhe Saliun si ndihmë.
Pse iu duhet shqiptarëve ky pafille, që të vuajnë ligësinë e tij?
Përse e do pushtetin ky kryeministër, që nuk e kupton se nuk ka më jetë politike, se këtej e tutje do dalin vetëm fakte kundër qeverisë së tij, dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt?
Pse; shqiptarët i thanë këtij që të bashkohej me botën e errët të krimit?
Pse, ende mendon ky se do të ketë një luftë rajonale që ta shpëtojë?
Pse, vërtet mendon me shpresë ky kryeministër rinor nga mendja, të destabilizojë Shqipërinë që ky me taborin e vet dhe Saliu me të vetin, të marrin të dy paratë e korrupsionit dhe të ikin edhe këta si nazistët në Amerikën Latine!?
Edi Rama nuk jep dorëheqjen si kryeministër.
Po kush është ky?
Fakti që nuk jep dorëheqjen është një nga ata që po ikin që tani nga sytë këmbët.
Nëse nuk jep dorëheqjen, provon se ka plane ogurzeza në mendje.
Por, do të përfundojë shumë keq.

(J.V.Faxweb)

Pas

Gjykata jep vendimin për Kurtin dhe deputetet e tjera, 30 ditë burg

Para

Përndiqte prej katër muajsh 29-vjeçaren, arrestohet maniaku i moshuar

Para
Përndiqte prej katër muajsh 29-vjeçaren, arrestohet maniaku i moshuar

Përndiqte prej katër muajsh 29-vjeçaren, arrestohet maniaku i moshuar

Discussion about this post

Të Fundit

Incidente në protestën pro-palestineze në Berlin, plagosen 17 policë dhe arrestohen 57 demonstrues

Paskuqan/ Plagoset gjatë punës në kantier ndërtimi një 58-vjeçar, policia arreston inxhinierin (EMRAT)

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë, reagon Rama: Përjashtimi nga detyra është vetëm masa e parë, do përballet me drejtësinë sapo të dalë nga spitali

Lufta me zjarret në Bulqizë! Operacione nga ajri dhe toka, qytetarët: Jemi gjitha natën pa gjumë mos riaktivizohen

FOTO/ Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës

U konflikuan në spitalin e Fierit, policia arreston dy të rinjtë

Uri ekstreme/ Programi Botëror i Ushqimit: Një e treta e palestinezëve në Gaza nuk kanë ngrënë prej ditësh

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Operacioni anti-drogë i SPAK, GJKKO liron një prej te arrestuarve, u ndalua gabimisht. Konfirmohen masat për 5 të tjerët

Situata e zjarreve/ Kryeministria jep të dhënat për çdo qark: 2 helikopterë hungarezë dhe 2 Canadair operuan në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.