Deputeti demokrat Flamur Noka ka qenë sot i ftuar në ‘’Fax News” për të folur në lidhje me aktualitetin politik të këtyre ditëve.
“Është e pamundur që të fshihet fakti që Haki Çako të mbrohet, pasi sipas hetimeve ai është kreu i kupolës. Nëse në Shqipëri kishte norma dhe standard Haki Çako duhet të kishjte dhënë me kohë dorëheqjen dhe veç tij dhe Edi Rama.
Nuk mundet askush veç kupolës që të dekonspirojnë aksione veç Haki Çakos dhe Fatmir Xhafajt. Këtu qeveria ka funksionuar si kupolë e mafias. Çështja është që këta ruajnë secrete, mbrojnë njëri-tjetrit, pasi janë të përfshirë të gjithë.
Kjo është dhe arsyeja se pse ata mbrojtën Saimir Tahirin, pasi u prish një nga hallkat, rrëzohet e gjithë qeveria.
Ky është problem madhor, ku një nga institucionet siç është Policia e Shtetit është shndërruar në një institucion të mbushur me kriminelë dhe trafikantë. Çfarë ngelet për të thënë pas faktit q ëish-ministri i Brendshëm ka qenë në trafik, nga ana tjetër ministri tjetër i brendshëm ka vëllanë e tij të përfshirë në trafikun e drogës. Kjo qeveri nuk ka legjetimitet. Këta po përpiqen që të mbijetojnë numerikisht.
Peshku është qelbur nga koka. Nuk e di çfarë mund të kërkohet më shumë. Për ne si opozitë nuk është qëllimi në vetvete arrestimi i një apo disa oficerëve të Policisë. Në një vend normal qeveria do të kishte dhënë dorëheqjen që pas skandalit të Tahirit”, u shpreh Noka.
(E.K/Faxweb)