Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmjen e sotme qendrën e Greqisë. Sipas mediave vendase, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter dhe epiqendra ishte në det.
Më së shumti nga lëkundjet u goditën zonat në Messenia. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga tërmeti dhe as dëme materiale, edhe pse duhet thënë se paniku në rradhët e banorëve ka qenë i madh.
Pak ditë më parë Greqia u përball me përmbytje të jashtëzakonshme, të cilat shkaktuan viktima dhe mjaft të plagosur.
(E.K/Faxweb)