01:45 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Intervista e rrallë e Ismail Qemalit në Vjenë: Evropa s’do të jetë kurrë në paqe nëse Shqipëria është e fragmentuar

10:34 | 25/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Intervista e rrallë e Ismail Qemalit në Vjenë: Evropa s’do të jetë kurrë në paqe nëse Shqipëria është e fragmentuar

Gazeta politike franceze, « Le Radical », ka botuar, të shtunën e 9 nëntorit 1912, në faqen n° 3, intervistën e Ismail Qemalit dhënë për gazetën austriake, « Neue Freie Presse », shkruan gazetari Aurenc Bebja. 

Lideri shqiptar ka folur për pavarësinë e Shqipërisë, për aleatët e saj, si dhe për marrëdheniet me fqinjët. Ai nuk ka nguruar të paralajmërojë Evropën për rrezikun me të cilin do të përballej nëse copëtoheshin tokat shqiptare.

“Pushtuesit e tanishëm do të bënin një gabim të madh nëse do të dëshironin të zgjeronin kufijtë e tyre mbi kurrizin e shqiptarëve. Ata kurrë nuk do të pranojnë një fat të tillë, dhe Evropa nuk do të jetë kurrë në paqe në qoftë se Shqipëria është e fragmentuar.

Nëse territoret e pushtuara nga shtetet ballkanike janë tashmë të pavarura nga Turqia, Shqipëria gjithashtu e ka në zemër të bëhet një shtet i civilizuar, dhe duke pasur parasysh se ne duam marrëdhënie të mira me Serbinë, kjo e fundit do të mund të përdorë portet tona për tregtinë e saj.
Malësorët luftojnë kundra Turqisë, jo për Malin e Zi, por për pavarësinë e Shqipërisë”, shprehej Qemali.

Në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme të Shqipërisë me Austro-Hungarinë, Ismail Qemali ka deklaruar :

Ne duam të mbajmë raporte të mira me Austro-Hungarinë dhe Italinë, me qëllim që këto dy shtete të favorizojnë zhvillimin tonë intelektual dhe ekonomik.
Një shtet i vogël ka nëvojë të mbështetet tek më të mëdhenjtë, dhe kjo mbështetje në dy fuqitë aleate të Adriatikut është e qartë.

Monarkia e madhe fqinje do të ketë vetëm përfitim nga një Shqipëri e pavarur. (M.Q/Faxweb)

 

Etiketa: intervistaIsmail Qemaliqemalivjene
Pas

Sulmi ndaj xhamisë në Egjipt, Meta: Ngushëllime të ndjera familjarëve të viktimave

Para

Rriten çmimet e cigareve, sa më shtrenjtë i gjeni paketat në dyqane

Para
Rriten çmimet e cigareve, sa më shtrenjtë i gjeni paketat në dyqane

Rriten çmimet e cigareve, sa më shtrenjtë i gjeni paketat në dyqane

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.