E kemi quajtur jo më kot sherri i javës konfliktin në Komisionin e Ekonomisë mes dy deputetëve Erion Braçe dhe Agron Shehaj. Sherri degjeneroi në fyerje nga ana e Braçes dhe më pas edhe në kapje fizike mes të dyve, dhe në rast se nuk do të kishte ndërhyrë garda, situata nuk do të ishte qetësuar.
Debati mes të dyve ka bërë jehonë dhe në rrjetet sociale ku nuk kanë munguar as me ‘’meme-t” , ndërsa të tjerë e kanë cilësuar edhe sherrin më të kulturuar.
Agron Shehaj u ngrit për të kërkuar fjalën, ndërsa Braçe nuk e la atë të fliste duke theksuar se ishte momenti i pyetjeve, por më pas Shehaj u ngrit në këmbë duke i shkuar pranë Braçes.
“Ik tani, ik tani! Ik se s’më ha k**. Ik se e mora vesh”., – i tha Braçe deputetit të PD-së.
Vrëtet për të ardhur keq për nivelin e fjalorit në rradhët e ligjvënësve.
(E.K/Faxweb)