Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar sot në lidhje me arratisjen e tre ish-drejtuesve të Policisë në Vlorë. Xhafaj tha se ndryshe nga asa është folur në media, ata nuk kanë qenë nën vëzhgim nga ana e Policisë.
“Nëse keni ndonjë fakt plus jepjani Prokurorisë. Tre oficerët e Policisë nuk kanë qenë nën vëzhgimin tonë, ne e kemi marrë vesh vetëm në momentet që janë lëshuar urdhër-arrestet. Nëse ju dini më shumë se ne, patjetër duhet të ia thoni Prokurorisë. Nuk ka rëndësi çfarë grupi është, kushdo që i shmanget Policisë do të përballet me ligjit.
Në Shqipëri ka shumë grupe të strukturuara kriminale, kini durim ju dhe të tjerët për të parë se çdo të ndodhë. Është e drejta juaj që të bëni komentet, marrëdhënia ime me Prokurorinë është marrëdhënie instiotucionale”, u shpreh Xhafaj.
(E.K/Faxweb)