11:49 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Çupi-Gjebresë: Duhet të flasësh! Përse ke udhëtuar me Habilajt?!

14:15 | 25/11/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çupi-Gjebresë: Duhet të flasësh! Përse ke udhëtuar me Habilajt?!

Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka reaguar lidhur me zhvillimet e dosjes Habilaj, për të cilën pritet të pyetet edhe deputetja socialiste Elona Gjebrea.

”Deputetja Elona Gjebrea, krahu i djathtë i Saimir Tahirit për katër vjet në krye të Ministrisë së Brendshme, ka disa ditë që shmang pyetjen e thjeshtë, nëse ka udhëtuar në Greqi me makinën e vëllezërve Habilaj.

 Dje, ajo refuzoi me arrogancë t’u përgjigjet pyetjeve direkte të gazetarëve për këtë çështje. Arsyeja është e thjeshtë: Elona Gjebrea ka udhëtuar më shumë se një herë në makinën e drogës së Habilajve.”, thotë Çupi.

Sipas Çupit Elona Gjebrea duhet që të sqarojë publikisht.

”Pse udhëtoi privatisht për në Greqi?

  • Pse në këto udhëtime nuk mori makinën dhe shoferin e saj?
  • Pse nuk udhëtoi qoftë edhe me makinën e saj private?
  • Pse zgjodhi të udhëtojë me makinën e Habilajve?

 Zonja Gjebrea duhet gjithashtu t’i përgjigjet pyetjes:

  • A është takuar ndonjëherë me Habilajt?
  • Nëse po, përse është takuar?

 Zonja Gjebrea duhet gjithashtu të sqarojë opinionin publik:

  • Si Koordinatore Kombëtare Kundër Trafikimit a ka qenë ajo e informuar për trafikun masiv të drogës dhe të armëve nga Shqipëria në Itali dhe Greqi?
  • Cilët drejtues të lartë të shtetit ka informuar?
  • Çfarë masash ka marrë ajo për këtë gjë?”, pyet Çupi.

 Deputetja demokrate përfundon:

”Si deputete e Kuvendit të Shqipërisë ajo sot duhet të përgjigjet edhe për një pyetje tjetër:

  • A ndjen kjo përfaqësuese e popullit ndonjë përgjegjësi morale dhe politike për lulëzimin e krimit dhe të drogës në Shqipëri gjatë katër viteve që ajo ishte numër 2 i Ministrisë së Brendshme? Është koha që Elona Gjebrea të përballet me përgjegjësitë e veta. Krimi në Shqipëri lulëzoi, se me të u bë palë direkt apo indirekt e gjithë qeveria, përshi Elona Gjebrean. Cilado qoftë apo jo përgjegjësia penale e Elona Gjebreas, sot është dita që ajo t’i kërkojë falje popullit të saj dhe të bashkëpunojë me drejtësinë.”

Elona Gjebrea dje u konfliktua me gazetaren Esiona Konomi për çështjen në fjalë, duke i thënë ”Po ti moj vajzë nuk je prokuroria…”.

(V.G/Faxweb)

Dhurata Çupi dhe Elona Gjebrea

Etiketa: Dhurata CupiElona Gjebrea
Pas

Pse Aleksandër Soros është fëmija më i njohur i familjes, FOTOT provokuese në shtrat me meshkuj

Para

Ozil te Barcelona?! Si i komenton zërat Arsene Wenger

Para
Ozil te Barcelona?! Si i komenton zërat Arsene Wenger

Ozil te Barcelona?! Si i komenton zërat Arsene Wenger

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ilir Meta kërkon zbutje të masës së sigurisë, gjykata tërhiqet për vendim

IMT Kurbin nis aksionin për lirimin e hapësirave publike, prishen ndërtimet pa leje

Rama nderon me “Yllin e Mirënjohjes Publike” Sheikh Muhammed Bin Zayed: Për kontributin vëllazëror ndaj popullin tonë

Lirohen hapësirat publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”, procedohen penalisht 7 administratorë lokalesh

Arrest me burg për babanë e 17-vjeçares që qëlloi me plumb në kokë veten në Vlorë

Kryeministri Rama pret Presidentin e Emirateve: “Erdhët si një i afërm i dashur, që nuk i shkëput fijet e dashurisë”

PD kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve për qarkun e Tiranës dhe Durrësit, Kolegji Zgjedhor shqyrton sot ankesën e demokratëve

Zbulohet Zënie e Paligjshme e Hapësirave Publike në Golem, Procedohen 4 Shtetas

Erdhi në Shqipëri për pushime, 15-vjeçari polak bie nga ballkoni i katit të katërt

Kërkon lirinë nga burgu, nis seanca në Apelin e Posaçëm për Ilir Metën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.