Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ende nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç për të vizituar Beogradin.
Thaçi, në një intervistë dhënë mediumit serb, “Remarker”, megjithatë, është shprehur i hapur që ta pres homologun e tij serb, Vuçiç, në Prishtinë, të cilit edhe i ka dërguar ftesë publike, raporton Koha.net.
Remarker: Kur do të shkoni në Beograd apo kur do ta prisni presidentin serb, Aleksandar Vuçiq këtu në zyrën tuaj?
Thaçi: Vuçiç është i ftuar çdo herë nga ana ime në Prishtinë, ndërsa mua më mungon ftesa për të vizituar Beogradin, por jam i gatshëm ta vizitoj. Nëse takohemi në të gjitha kryeqytetet e botës, pse mos të takohemi në kryeqytetet tona, Prishtinë apo Beograd.
Thaçi flet për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve, për hapat që po i bëjnë këto dy shtete kah BE-ja, për atë se cili është bashkëbisedues më i mirë, ish-presidenti Boris Tadiq apo ai aktual, Aleksandar Vuçiç.
Intervistën e plotë, Remarker do ta transmetojë më 29 nëntor në orën 18:00.
(B.H/Faxweb)