00:30 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ndërtimet në Parkun e Divjakës, Ervin Goci për “Fax News”: Do ta shkatërrojnë, shoqëria të reagojë

14:16 | 26/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndërtimet në Parkun e Divjakës, Ervin Goci për “Fax News”: Do ta shkatërrojnë, shoqëria të reagojë

Ervin Goci për “Fax News” ka deklaruar se në lidhje me ndërtimet në Divjakë për resortin turistik duke u shprehur se do të shkatërrohet përfundimisht parku atje. 

” Nga të gjithë këto modele ndërtohet modeli aziatik kinez. Shkatërrohet përfundimisht parku. Pse nuk ka një zhvillim për këtë zonë në lidhje me parkun. Shqiptarët po kalojnë në një fazë ndërgjegjësimi. Nuk ka asnjë lloj argumenti në lidhje me këtë ndërhyrje. Argumenti i shpartallon. Pasi jemi në një proces integrimi. kemi detyrime habitati. Dhe nëse duam të futemi në BE duhet t’i plotësojmë këto detyrime. Siç është mbrojtja e zonave të natyrës. Si fillim duhet të ishin përcaktuar cilat janë zonat e mbrojtura nëpërmjet një studimi në mënyrë që të dimë ku të ndërhyjmë. Shteti fle gjumë më qëllim pasi nuk ka interes  të mbrojë asnjë lloj zone. Nesër do na vijë raporti që nuk na lejon të futemi në BE pasi nuk kemi respektuar atë që kemi firmosur: Mbrojtjen e zonave natyrore. Kjo ka pasoja direkte në pjesën e integrimit. Shoqëria duhet të reagojë.”, u shpreh Goci.

Taulant Bino, ekspert për biodiversitetin

“Divjaka nuk është zonë e rëndësishme vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rrjedhën e Adriatikut. Ka vlera trashëgimie kulturore dhe ky projekt nuk ndikon fare. E gjithë zona nga pikëpamja arkeologjike nuk preket nga ky projekt i turizmit. Kemi asete të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Eshtë pronë publike prandaj po shkojmë atje sepse po të ishte private do të kishte më tepër kosto. Kjo është një histori njerëzish që duan të pasurohen duke përdorur tokat publike. Ne po ju tregojmë një model tjetër zhvillimi, jo atë të shkatërrimit të natyrës. Nëse nuk do të mjaftojë kjo rrugë administrative që ne po ndjekim do të ecim në rrugën e gjykatave. Jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund kësaj çështjeje. Ky është një studim që duhet ta kishte bërë shteti. Shteti nuk e ka bërë por e bëri një grup organizatash. Shteti sot është i pabesueshëm. E njëjta gjë ndodhi dhe me çështjen e Valbonës. Gati u zunë me grushta e ndërkohë shteti fle gjumë.”, u shpreh ai.  (F.M/Faxweb)

 

 

 

Etiketa: DivjakeErvin Gocindertimiparkuresort
Pas

Elona Gjebrea, dy herë mat!

Para

Tatimet i falin 125 milionë euro bizneseve, por mbyllin 481 subjekte

Para
Nga 1 prilli, 22 mijë biznese me xhiro mbi 2 mln lekë do paguajnë TVSH

Tatimet i falin 125 milionë euro bizneseve, por mbyllin 481 subjekte

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.