Futbollisti i njohur brazilian Robinjo u dënua pak ditë më parë me 9 vite burg nga gjykata italiane për përdhunim në grup ndaj një vajze shqiptare.Mediat italiane kanë zbardhur edhe deklaratën e vajzës pas ngjarjes së ndodhur në 22 janar të 2013 në një diskotekë në Milano.
“Kam shkuar në klub me dy miq të tjerë. Ata janë larguar kur agresorët më dehën dhe më pas unë kam humbur ndjenjat. Grupi më ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale me forcë, në një gardërobë” deklaron vajza shqiptare.
Pala mbrojtëse e sulmuesit brazilian i ka hedhur poshtë këto akuza, dhe ka deklaruar se do ta çojë çështjen në apel.
Robinho luajti në atë kohë për Milanin. Viktima, e cila ishte 22 vjeç në vitin 2013-n pretendon se është detyruar të kryejë marrrëdhënie seksuale.
Avokatja eRobinho Marisa Alija tha se futbollisti nuk kishte marrë pjesë në përdhunimin në grup, duke folur për ESPN Brasil, ajo tha, “Sa i përket rastit që përfshin Robinhon përpara, në një incident që ka ndodhur disa vite më parë, dua të bëj të qartë se klienti im tashmë e ka mbrojtur veten nga këto akuza, duke pohuar se ai nuk ka marrë pjesë në këtë episod. ” ((PT))
Sipas ligjit, Robinho mund të apelojë dy herë, pas së cilës Italia do të kërkojë ta ekstradojë atë. Megjithatë, shtetasit brazilianë nuk janë ekstraduar në vendin e tyre, dmth. Ai nuk do të arrestohet për sulmin për sa kohë që ai nuk largohet nga vendi, nga Brazili. (B.H/Faxweb)