Nga kryesia deputeti i PS-së Ervin Bushati i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet për Lulzim Bashën se ku i gjeti ky i fundit 1 milion dollarë sipas tij për kompanitë e lobimit.
“Duke bërë prokurorin dhe gjyqtarin Basha arrin në përfundime. Ku i ka gjetur Lulzim Basha këto para, 1 milion dollarë? Si i ka çuar në ishullin e fshehur?
Ende Prokuroria nuk e ka thirrur Bashën , nuk ka nisur hetimet dhe kjo sjell dyshime. Me i bëjnë thirrje Prokurorisë që të zbardhë këtë aferë të rëndë dhe të opozitës në vend.”, u shpreh deputeti Bushati. (J.V/Faxweb)