Një sasi eksplozivi bëri që makina e 25 vjeçarit, Ines Hajrula të shpërthente duke i shkaktuar të riut dëme shumë të rënda shëndetësore. Sipas burimeve të afërta mësohet se sasia e eksplozivit të vendosur ka qene 300-500 gramë.
Ines Hajrulla mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një shpërthimi më eksploziv. 25-vjeçari ndodhej në automjetin e tij tip “Jeep”, me targa AA 298 SL, dhe po udhëtonte nga Prefektura në drejtim të zonës së quajtur “Bishti i Kalldrëmit”.
I riu për momentin raportohet se ka humbur njërën këmbë dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë.
(F.M/Faxweb)