Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin Krahas-Tepelenë pasditen e sotme. Një automjet ka goditur shtetasin D.D, rreth 64 vjeç, banues në fshatin Krahës, Memaliaj dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Shtetasi i aksidentuar u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.
NJOFTIMI I POLICISË:
Memaliaj. Informacion paraprak. Njoftohemi se rreth orës 18:45, në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, një automjet ka goditur shtetasin D.D, rreth 64 vjeç, banues në fshatin Krahës, Memaliaj dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Shtetasi i aksidentuar u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit. (b.h/Faxweb)