Presidenti Ilir Meta ka uruar që prej mëngjesit të ditës së sotme për festën kombëtare, “Ditën e Flamurit”. Këtë urim Meta e ka bërë mga Medvegjeva ku ndodhet në sajë të turit në trevat shqipfolëse.
Në këtë video presidenti shfaqet në një shkollë në fshatin Tupallaj teksa një nxënëse reciotn një vjershë atdhetare.
“Gëzuar Ditën e Flamurit për të gjithë shqiptarët!
Për të uruar Festën Kombëtare, zgjodha poezinë e recituar me shumë shpirt dhe emocion, të kësaj nxënëseje të mrekullueshme shqiptare në Tupallaj të Medvegjës.”
Sot mbarë Shqipëria feston 105 vjetorin e pavarësisë.
(J.V/Faxweb)