Për dorëheqjen e ish-kreut të SHISH-it Visho Ajazi Lika, deputeti i PD-së Enklelejd Alibeaj thotë se Rama ka ndjekur llogjikën e kërbaçit dhe kulaçit në rastin e kreut të SHISH-it.
Kështu u shpreh deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, duke komentuar ndryshimet në kupolën drejtuese të shërbimit sekret shqiptar.
“SHISH informoi për zyrtarë të lartë të përfshirë në fenomenin e kanabizimit. Policia ishte kundër luftës ndaj drogës, prokuroria me ato mjete që ka ishte në këtë situatë. Fakti që drejtori i SHISH jep dorëheqjen dhe gradohet, duket se Rama ka ndjekur logjikën e kulaçit dhe kërbaçit. Më parë e akuzoi si të emëruar nga Berisha, më pas e emëroi ambasador. Pra hoqi dorë nga e kurbaçi dhe kaloi te kulaçi”, tha Alibeaj në studion e Report tv.
Referuar denoncimeve të kryera nga opozita që në 2015 për lidhjen e zyrtarëve të policisë me drogën, Alibeaj tha se faktet kriminale dhe përfshirja e Ramës janë bërë kaq ashiqare, opozita ka pasur kurajo, por ka qenë e vetme.
“Bashkë me të duhet të ishte edhe media dhe shoqëria civile. Sot ka njerëz që janë gati të tregojnë fakte dhe prova. Rama e dinte për hashashin, ishte në dijeni, pasi kur shkoi në një nga fshatrat e Vlorës pyeti ‘Po me hashashin si jeni”. Pra ishte në dijeni”, shtoi ai.
(E.K/FAXWEB)