Mediat greke kanë publikuar një profil të 63-vjeçarit që u kap nga një aksion policie në Greqi teksa po tentohej të trafikoheshin më shumë se 2 ton drogë me një gomone. Ai është një nga 11 të arrestuarit e aksionit të fundit në Greqi, ku kap në droga në skafin e nisur nga Himara.
63-vjeçari të cilin e thërrisinin me nofkën “Bon Viveur” i Mykonos është pronari i gomoneve në “Porto Rafti”. “Bon Viveur” , është një pasanik grek, i njihur për me gusto të shtrenjta, pasuri të madhe në Mikonos. Sipas mediave greke ai është njerëzit kryesorë të kësaj historie, ai që blente gomonet për llogari të mafies shqiptare dhe i pagëzonte si turistike për të mos u dyshuar nga policia. Mësohet se droga nga Greqia do kalonte ne Peloponez, e do të shkonte në plazhet e Stambollit.
“Kemi të bëjmë me një rrjet polietnik që bënte punë të mëdha në Shqipëri, Turqi dhe Itali”, thotë një oficer policie. 63-vjecari iku nga shtëpia, morri dy pasaportat e tij, një greke dhe një italiane, pasi kishte studiuar e jetuar gjatë në Itali dhe teksa shkoi në një hetel ku dhe u kap. Greku i dytë i arrestuar është pronari i një parkingu skafesh në “Porto Rafiti”.
Hetimet e policisë kanë zbuluar se mafia shqiptare krijoi organizatën me qendër në Athinë dhe me përfshirje të grekeve të njohur. Por nga autoritete greke nuk është kapur big bosi shqiptar, i cili thuhet jeton në një vilë bregetare. (J.V/Faxweb)