Një banesë është shkrumbuar nga flakët në fshatin Lekas- Korçë. Pas kontrollit nga ana e Policisë brenda është gjetur një trup i paidentifikuar.
Burime thonë për ”Fax News” se personi i djegur dyshohet të jetë një endacak i cili konsumonte dhe alkool.
DETAJET NGA POLICIA:
Më datë 28.11.2017, jemi njoftuar se në fshatin Lekas- Korçë, gjatë natës është djegur një banesë e pabanuar dhe sot gjatë kontrollit në ambjentet e djegura të kësaj banese, është gjetur një kufomë e djegur plotësisht, ende e pa identifikuar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrathanave të ngjarjes.
Burime thonë se personi i djegur dyshohet të jetë një endacak i cili konsumonte dhe alkool.
(E.K/Faxweb)