Albani dhe Miriami sapo na bënë ”Dhuratën”. Kjo është kënga më e re nga ana e dy këngëtarëve publikuar në dy vjetorin e lindjes së Amelisë.
Ameli ka lindur në një ditë të veçantë siç është 28 Nëntori, festa e Pavarësisë së vendit. Video është shqoëruar me pamje nga ecuria e rritjes së të voglës. Dy viteve lumturi po edhe sfida njëkohësisht.
Vetë Ameli është pjesë e klipit të këngës, dhe po ashtu në fund të saj, këndon disa prej vargjeve.
URIMI I MIRIAM CANIT:
Gezuar Datelindjen zemra e mamit.
Sot qielli eshte i paster per te dhuruar te gjitha rrezet e diellit qe ti meriton ne kete dite te madhe. Asgje nuk dua me shume ne jete se lumturine tende.
“Ti je dhurata me e bukur ne jete, je te gjitha pergjigjet, je suksesi i vertete.”
Gezuar shpirt me kete kenge ty dhe cdo prindi, femije e cdo shqiptari kudo ne bote
URIMI I ALBAN SKËNDERAJT:
Gezuar datelindjen e shtrenjta ime ne kete dite te madhe dhe te bekuar. Ti erdhe atehere kur kishim me shume se kurre nevoje per ty si Dhurata me e bukur ne jete. Kjo kenge qe besoj se jane fjalet e cdo prindi eshte Dhurata jone per ty. Ti sot mbush 2 vjec dhe ne urojme me zemer qe te behesh 105. Na duket sikur te gjithe shqiptaret sot festojne pak edhe per ty. Gezuar diten e Pavaresise te gjitheve dhe qofshi te lumtur prane familjeve tuaj.
(E.K/FAXWEB)