Studimi i fundit i organizates prestigjioze Oxfam e rendit Shqipërinë si një ndër 35 shtetet që duhet përfshirë në listën e zezë të Bashkimit Europian për kontrollin mbi parajsat fiskale. Kjo listë publikohet në një kohë kur është rritur presioni ndërkombëtar për zbulimin e origjinës së parave që qarkullojnë në ekonomitë në zhvillim të botës perëndimore.
Lista e Oxfam flet edhe për katër shtetet të tjera, anëtare të unionit; Irlandën, Luksemburgun, Maltën dhe Holandën. Në listën kryesore ndërkohë, atë me 35 shtete të cilat duhen përfshirë patjetër, veç Shqipërisë figurojnë edhe të gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës.
Sipas studimit të Oxfam, vendi jonë nuk përmbush ende plotësisht një ndër tre kriteret kyçe, atë të implementimit të masave për të luftuar evazionin fiskal dhe shmangien e taksave.
Ekspertë të Komisionit Europian ranë dakord për hartimin e rekomandimeve të tjera për qeveritë e Ballkanit Perëndimor.(M.Q/Faxweb)
https://tempsreel.nouvelobs.com/economie/20171128.OBS7899/paradis-fiscaux-oxfam-devoile-sa-liste-et-met-la-pression-sur-l-europe.html