Pas protestave të ashpra dhe kërcënimeve ndaj arbitrit të ndeshjes me Fiorentinën ka ardhur dhe pezullimi për drejtorin sportiv Igli Tare, nga gjykatësi sportiv në Serinë A.
Drejtori sportive i Lacios si dhe ish- sulmuesi i kombëtares kuqezi është gjobitur me shumën 10 mijë euro.
Në vendimin thuhet se Igli Tare u shfaq agresiv dhe kërcënues ndaj arbitrit kryesor, një sjellje të cilën e tregoi deri në dhomat e zhveshjes. “Reagimi i Tares, që i kërkonte llogari kryesorit për atë vendim, ishte agresiv dhe kërcënues dhe zgjati deri në momentin kur trupa gjykuese u fut në dhomat e zhveshjes”. Dënimi i Tares do të përfundojë më 5 dhjetor.
Ashtu siç parashikohej, skualifikimi erdhi edhe për Daniele De Rossin. Gjykatësi sportiv vendosi ta pezullojë me dy ndeshje kapitenin e Romës, për shkak të goditjes ndaj Lapadulës, në ndeshjen kundër Genoas. De Rossi u dënua për sjelljen antisportive.(M.Q/Faxweb)