Ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj, i cili së bashku me Rexhep Selimin dhe Mujë Krasniqin kishin dalë për herë të parë para opinionit publik si pjesëtarë të UÇK-së më 28 nëntor 1997, ka treguar se çfarë ruan ende nga ajo kohë.
Haradinaj në RTV Dukagjini ka treguar se ende e ruan revolen të cilën e kanë përdorur edhe të dy vëllezërit e tij Luani dhe Shkëlzeni, transmeton Telegrafi.
“Unë e ruaj pistoletën, për shkak se atë e ka përdorur Luani fillimisht e pas tij Shkëlzeni. Besoj se kur të përmirësohen kushtet në Kosovë ajo do të jetë një dhuratë për Muzeun e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka treguar se lloji i kësaj revole është “Magnum 357 Eagle”, dhe që sipas tij ishte revolja më e mirë e asaj kohe.
Daut Haradinaj, vëllai i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ishte një nga komandantët e shquar të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë. (B.H/Faxweb)
(B.H/Faxweb)