Ka akoma nostalgjikë në këtë vend! Po, po mjaft prej veteranëve të luftës në disa qytete të vendit akoma edhe sot kujtojnë me nostalgji ish-diktatorin Enver Hoxha.
Pamjet që ”Faxweb” ju sjell më poshtë janë shkrepur në qytetin e Lezhës, teksa dallohet edhe stema që një prej veteranëve mban, ajo figurës së ish-diktatorit.
Po ashtu në kurorat me lule të vendosura pranë varrezave të dëshmorëve të qytetit shihet mbishkrimi ”Partia e Punës”.
Kujtojmë se festa e Çlirimit vijon të mbetet e ndarë nga forcat Politike, pasi PD e ka kujtuar gjatë ditës së djeshme, ndërsa PS dhe LSI-ja sot.
(E.K/FAXWEB)