22:57 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘’I është shembur i gjithë trupi, zonja ministre çojeni për vizitë Tinka Kurtin”, reagon Manastirlliu

14:21 | 29/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përparim Kabo thirrje ministres së Shëndetësisë: Çojeni Tinka Kurtin në spital, i është shembur gjysma e trupit

‘’I është shembur i gjithë trupi, zonja ministre merreni dhe çojeni për vizitë Tinka Kurtin”, ky ishte apeli i ngritur dje në darkë nga ana e Përparim Kabos, pedagogut të njohur.

Mesa duket ky apel duke marrë parasysh edhe vëmendjen e madhe mediatike që mori, ka nxitur reagim dhe Ogerta Manastirlliu është ofruar për tu kujdesur për shëndetin e aktores së madhe.

“Sapo bisedova me Tinka Kurtin ….Ju falenderon Ju të gjithëve që keni shprehur solidaritetin më të…brenda dhe jashtë Shqipërisë…Ajo më bëri me dije se Ministria e Shëndetësisë ka kontaktuar me të dhe i ka afruar të gjithë gatishmërinë njerëzore dhe institucionale për shëndetin e saja…

Zonja Ministre megjithëse personalisht unë nuk Ju njoh ky gjest i Juaji më dha rastin t’Ju njoh….Ju faleminderit për mirëkutimin tuaj dhe kujdesin ndaj mikes së të gjithë shqiptarëve aktores së shquar TINKA KURTI e cila në 17 dhjetor 2017 mbush 85 vite…Tinka shqiptarët kudo ku janë të duan…Shërim të shpejtë fisnike”, shkruan Kabo.

APELI I KABOS: 

Thirrja telefonit dhe në ekranin e vogël emri saja…E hapa se për të jo unë por gjithë shqiptarët kudo që janë kanë adhurim. Ishte e madhja Tinka Kurti…më uroj ditën e flamurit, më pyeti për të gjithë të dashurit, më pyeti si jam e çfarë bëjë…Një bisedë që unë e dua sepse fjalët e saj të ëmbla dhe me aq kuptim më bëjnë më të mirë…Tek biseda mori rrjedhë me shumë mençuri më tha…Me dy mëndje të telefonova se mendova se mos ish në pritjen e shtruar në Pallatin e Brigadave nga Presidenca.

Jo moj Tink i thash…unë nuk arij dot deri atje nuk kam aq shumë merita…e pas një pause ajo shtoi, as mua, u bë tash dy vjetë që nuk më thërrasin. Mu bë një lëmsh në fyt dhe mu kujtua që kjo grua e ndryshoi Shqipërinë me artin e saj që nga roli Tanës e deri te Lady Macbeth…Po kush janë këta mendova që e kanë menduar të tepërt Tinka Kurtin…E gjithë jeta e saj më kaloi në mendje, sepse para ndoca pak kohe kam përfunduar jetëshkrimin e saj të autorizuar, një jetë mes dhimbjes e dinjitetit. Mendova se ajo vetëm është në shtëpi por jo e vetmuar në hapsirat shqiptare…Sonte në 105 vjetorin e ditës së flamurit ajo paskësh qenë e pa nevojshme diku ku festohet…

Me takt i thashë a je nesër të pimë një kafe bashkë e të shëtisim…Jo më tha… dhe mendova se diku është ftuar…Por jo s’qe kështu…Më tregoi se para dy ditësh në shkallën e pallatit ku s’kishte drita qe rrëzuar në shkallë…Ambulancat mbyllur për festë…dhe diku kish mundur të vizitohesh e i kishin thënë se je shëmbur në gjysmën e trupit…Xhongu në fyt mu zmadhua…Po çfarë lloj shteti jemi ne…Pa pati mundësi…Ju zonja Ministre e Shëndetësisë…a mundesh nesër të gjesh pak kohë ta marrësh këtë zonjë dhe ta shoqëroni ju vet në spital dhe ti bëhen të gjitha ekzaminimet…vetëm për një fakt… Ajo ka luajtur rolin e Lady Makbethit…Tek studjoja për këtë rol pash se nuk janë shumë gra në botë që e kanë luajtur atë rol…por nga më të famshmet aktore…dhe mes tyre një grua e thjeshtë dhe madhështore Tinka Kurti….!
Pkabo 28 nëntor 2017

(E.K/FAXWEB) 

 

Pas

A e bën çiçin në dush? E thotë troç Erion Veliaj (VIDEO)

Para

Kreshnik Spahiu provokon një ditë pas 105-vjetorit të Pavarësisë, hedh dyshime për Ismail Qemalin

Para
Kreshnik Spahiu provokon një ditë pas 105-vjetorit të Pavarësisë, hedh dyshime për Ismail Qemalin

Kreshnik Spahiu provokon një ditë pas 105-vjetorit të Pavarësisë, hedh dyshime për Ismail Qemalin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.