Tre persona janë plagosur në hyrje të qytetit te Libohovës, pasi makina me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga e për pasojë janë dëmtuar tre pasagjerë. Tre pasagjerët e dëmtuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtusei i mjetit, 23-vjeçari me inicialet L.K është shoqëruar në ambjente e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.
Informacion i detajuar
Në hyrje të qytetit të Libohovës mjeti tip Benz me targa AA290DR, i drejtuar nga shtetasi L.K, 23 vjeç, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerët, shtetasit R.K, R.Sh dhe E.M, banues në Nepravishtë, të cilët po marrin ndihmën mjeksore në spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.(M.Q/Faxweb)