Në lidhje me një nga çështjet e nxehta të politikës këto ditë siç është ajo e zgjedhjes së prokurorit, Elisa Spiropali është shprehur në “Fax Neës” se për zgjedhjen e prokurorit do të zbatohet ligji.
E pyetur se çfarë nënkuptonte kjo, ajo tha se Prokurori do të zgjidhet përmes Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ashtu siç parashikon reforma në drejtësi.
Megjothatë nesër në Kuvend nuk do të diskutohet për këtë çështje, pasi nuk është në rendin e ditës.
“Nuk është në rendin e ditës, por meqë ra fjala, në kohën kur jemi ne kemi vetëm një letër të EURALIU-S dhe OPDAT-t, kjo ëSHtë e vetmja gjë, nga këtu pastaj do të ketë diskutime për të marrë vendime. , Padiskutim që Prokurori do të zgjidhet përmes Këshillit të Lartë të Prokurorisë’, ka thënë Spiropali.
E pyetur për reformën në drejtësi, ajo tha se ka patur pengesa nga opozita që herë pas herë ligje të caktuara i çon në Gjykatën Kushtetuese, por reformën nuk e ndal asgjë. Duke iu rikthyer çështjes së Prokurorit deputetja e PS, tha se nuk do të bëhen negociata jashtë ligjit, siç është bërë më parë ku liderët kanë ndarë institucionet ku do të kenë ndikim.
“Për prokurorin ne nuk negociojmë jashtë ligjit, ka ikur koha kur liderët mblidheshin në tavolina dhë ndanin pushtetin, nuk është më kjo kohë, kemi një reformë në drejtësi që përcakton shumë qartë si zgjidhet dhe nuk kemi ndërmend ta shkelim. Nuk do të bëjmë asnjë marrëveshje që të jetë vetëm në të mirën e palëve që ulen në tavolinë, port ë të gjithëve”, tha Spiropali. (B.H/Faxëeb)