08:08 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Juncker: Të hapen rrugë legale për migrimin në Europë

23:16 | 29/11/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Juncker: Të hapen rrugë legale për migrimin në Europë

Përballë “tregtisë skllavërore” me migrantë në Libi, BE nuk duhet të heshtë, thotë Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker në intervistë me DW dhe kërkon më shumë migrim legal në BE.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha në intervistë me DW se është “i tronditur” për informacionet që i vijnë nga Afrika. Juncker thotë se Evropa nuk duhet ta mbyllë gojën përballë “problemeve të pabesueshme, të cilat vijnë nga një shekull tjetër. Afrika e njeh mirë problemin e skllavërisë”. Juncker foli për një “dramë të përditshme për shumë njerëz – fëmijë, gra dhe burra – në Libi”.

Juncker tha se fakti që në Libi pas përmirësimit të kontrollit të kufijve me Evropën është rritur numri i migrantëve, që nuk mund të vijnë në Evropë “nuk është shkak i mjaftueshëm, për të plagosur njerëz, për të vrarë dhe për të vjedhur ata që ndodhen në kampe, të cilat u ngjajnë burgjeve dhe jo kampeve të refugjatëve.”

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker përsëriti kërkesën për të krijuar mundësi për migrim legal. “Besoj se pa rrugë legale migrimi për në Evropë dhe brenda Evropës ne jemi të humbur. Nëse ata, që mbërrijnë këtu të palumtur nuk do të mund të hyjnë nga dera e shtëpisë, ata do të vazhdojnë të përpiqen nga dera e pasme. Prandaj na duhen rrugë legale dhe Komisioni ka bërë tashmë propozime. Evropa ka nevojë për migrim në dekadat e ardhshme”, tha Juncker. “Prandaj duhet t’u mundësojmë rrugë legale atyre që duan të vijnë në Evropë.”/DW/

Etiketa: Jean-Claude Juncker
Pas

Testimi i raketës së re ndërkontinentale, Trump: Sanksione të reja të fuqishme kundër Koresë së Veriut

Para

Fitojnë të mëdhenjtë në Premier Ligë, City nuk përmbahet, shënon në minutën e fundit dhe arrinë fitoren e 12-të radhazi (VIDEO)

Para
Fitojnë të mëdhenjtë në Premier Ligë, City nuk përmbahet, shënon në minutën e fundit dhe arrinë fitoren e 12-të radhazi (VIDEO)

Fitojnë të mëdhenjtë në Premier Ligë, City nuk përmbahet, shënon në minutën e fundit dhe arrinë fitoren e 12-të radhazi (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.