00:00 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lufta e Dytë Botërore, Mirela Kumbaro: Po të jetoja në atë kohë do bëhesha partizane

09:12 | 30/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lufta e Dytë Botërore, Mirela Kumbaro: Po të jetoja në atë kohë do bëhesha partizane

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro është shprehur se  debati për datën 29 të çlirimit të vendit  nuk e ndryshon historinë.

Duke bërë një rezyme të historisë Kumbaro ka deklaruar se  regjimi i Enver Hoxhës ishte një fatkeqësi kombëtare, por thotë se nëse do ishte në Luftën e Dytë Botërore do ishte rreshtuar me partizanët.

“Por, jam shqiptare dhe bash si e tillë, sikur 100 herë të më pyesin se nëse do të kisha jetuar Luftën e Dytë Botërore nga cila anë do të rreshtohesha, 100 herë do të përgjigjem “me partizanët”, shprehet ndër të tjera ministrja. 

REAGIMI:

29 Nentor 2017,
Debati, me dashje i pashterruar, për datën 29 Nëntor nuk e ndryshon dot Historinë.
Pasi i lodhi mediatikisht historianët (fatkeqësisht edhe këta shpesh të ndarë në llogore politike), ai veçse vijon të mbushë tashmë portalet duke mos ndarë – sërish me dashje- 29 Nëntorin si simbol të përfundimit të Luftës Antifashiste, të rreshtimit të Shqipërisë krahas Forcave Aleate dhe të Çlirimit të vendit nga nazistët, nga fillimi i një periudhe të errët e të rëndë për historinë e Shqipërisë e të shqiptarëve, atë të diktaturës më të egër e më të gjatë që ka njohur Europa.
Me profesion nuk jam historiane prandaj nuk marr përsipër të bëj asnjë gjykim historiografik. Por jam edhe e angazhuar politikisht, e prandaj akoma më pak do e bëja një gjë të tillë, sepse historinë nuk e shkruajnë politikanët por historianët.
Por, jam shqiptare dhe bash si e tillë, sikur 100 herë të më pyesin se nëse do të kisha jetuar Luftën e Dytë Botërore nga cila anë do të rreshtohesha, 100 herë do të përgjigjem “me partizanët”. Siç bëri tezja ime që doli partizane në moshën 17 vjeç, siç bëri ati i saj e gjyshi im që i mbështeti me sa mundi financiarisht e materialisht, siç bëri familja e tim eti që numëron partizanë e dëshmorë.
Por, po ashtu 100 herë e më shumë, nuk do të rreshtja së thëni se regjimi i Hoxhës që u vendos më pas ishte një fatkeqësi kombëtare dhe aspak një përkthim i idealit për të cilën luftuan partizanët; përndryshe tezja ime s’mund të kishte dalë partizane që vetëm pak vite më vonë të dy prindërit (gjyshërit e mi) t’ia burgosnin me cilësimin “armik të popullit”; përndryshe familja e tim eti s’do të ishte radhitur me shumicë me partizanët që tim atë e jo vetëm, ta ndëshkonin në vitet 70 për “ide liberale” dhe “shkelje të vijës së partisë”, ndonëse punoi ndershmërisht e besoi verbërisht te një ideal irreal.
Asgjë e jashtëzakonshme në këto episode, përveçse një “déjà vu” e të gjitha familjeve shqiptare. Siç është pjesë e jetës së të gjithë brezit tim që jetoi fundin e viteve 80, padurimi, dëshira, përpjekja dhe veprimi, gjithkush sa mundi, – por padyshim i të gjithëve bashkë, – për të rrezuar diktaturën. Kaq.
Historinë do ta shkruajnë historianët e brezit tjetër, që do të jenë të shkarkuar nga vrandergjegjet e profesionit të ushtruar nën diktaturë. Deri atëhere shoqëria do të evoluojë më mirë.
Sot dua të them: Gëzuar 29 Nëntorin që na kujton aleancën e Shqipërisë me forcat antifashiste dhe kur përkujtojmë me përulje ata të rinj që dhanë vitet e rinisë dhe jetën për një dashuri të madhe fare, te e cila besuan fort, dashuria për Atdheun! (J.V/Faxweb)

 

Etiketa: lufta e dyte boteroremirela kumbaropartizane
Pas

Sot Buxheti në Kuvend, CILAT janë pikat e tjera të rendit të ditës

Para

Kishte rrëshkitur nga shkembi, gjendet i pajetë 56-vjeçari në Tropojë

Para
Kishte rrëshkitur nga shkembi, gjendet i pajetë 56-vjeçari në Tropojë

Kishte rrëshkitur nga shkembi, gjendet i pajetë 56-vjeçari në Tropojë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.