Një person është gjetur i pajetë gjatë ditës së sotme në Tropojë. 56-vjeçari ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një shkemb i thepisur.
Ai ishte deklaruar i zhdukur nga ana e së bijës pak kohë më parë.
“Në vijim të kërkimeve për gjetjen e shtetasit J.M, të shpallur në kërkim, bazuar në denoncimin e bërë nga e bija, nga efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe familjarët, gjatë kontrollit të territorit, në një zonë të pyllëzuar dhe shumë të thepisur mes fshatrave Klysyrë dhe Shoshan, u gjet trupi i pa jetë i shtetasit J.M., 56 vjeç, banues në fshatin Shoshan, Tropojë.
Nga veprimet e deri tanishme dyshohet se vdekja e këtij shtetasi ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes nga një shkëmb duke rënë nga një lartësi rreth 60 metër.
Ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim, pasi më datë 27.11.2017, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Tropojë, vajza e tij shtetasja S.M, ku ka denoncuar se më datë 24.11.2017, babai i saj shtetasi J.M, ka shkruar në mal me bagëti dhe nuk është kthyer në banesë.
Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë”, njofton Policia.
(E.K/FAXWEB)