Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në Kuvend sot duke iu referuar propozimeve të PD-së në lidhje me Buxhetin.
Sipas tij këto propozime janë të njëjta me ato që PS-ja bënte në vitin 2005 dhe ngjajnë me atë shprehjen ‘’më ka çu nana me la gojën”.
“Duhet që të ishte sot një ditë ku diskutohej projekti më i rëndësishëm i vitit dhe sheh një klub njerëzish që flasin kot së koti. Amandamentet që PD ka paraqitur tregojnë atë që njerëzit prej kohësh e dinë, PD, nuk ka asnjë alternativë për të paraqitur për vendin. Është një paket propozimesh që mbështetet te program elektoral i vitit 2005.
Vjen dhe i propozon Kuvendit ide të 2005-sës, xgjidhje të ofruara në atë program të 12 viteve më parë, të cilat rezultuan zgjidhje pa zgjidhje. Uji që rrjedh nga PD-ja është si ajo shprehja ‘’më ka çu nana me la gojën”, suke qenë se jeni me të njëjtat fjalë, krimi, krimi, droga, droga dhe meqë na doli Buxheti përpara po bëjmë ca propozime. PD është në një agoni të thellë dhe nuk ka ende shenja që mund të bëni që PD-ja të dalë nga kjo situate”, u shpreh Rama.
(E.K/FAXWEB)
Vijon…