09:37 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zoti në mendje, djalli në pantallona!

13:51 | 30/11/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zoti në mendje, djalli në pantallona!

Nga Gerina Mullaj

 S’ka kaluar shumë kohë qyshkur më pyeti moderatorja e një emisioni nëse shkrimet i bëj për të tërhequr vëmendje. Përgjigja ime ishte e nxituar dhe idiote: Po e bëj për vemendje! S’do mend që përgjigja nuk përfaqësoi vërtetësinë time ashtu sikurse përfaqësoi besimin tim të hershëm se vetëm pyetjet e mira meritojnë përgjigje të mira.

Nuk e kam zakon të kuptoj me vonesë çastin kur tjetri ka të drejtë, por ndodhi që këtë herë kumboi si këmbanë e vonuar në veshët e mi, tingulli i kendshëm që ka e drejta në përgjithësi, e i bezdisshëm njëheresh, kur kjo e drejtë i përket tjetrit, tingulli i fjalëve të kësaj vajze që jehuan më pas, habia që shprehu ajo përzjer me vetbesimin që të jep ndjesia kur e drejta është e jotja. Në atë pyetje përmblidhej gjithë e vërteta e kohës sonë, dhe s’kisha për ta kuptuar këtë sikur të mos më ish mbushur mendja që moderatorja bukuroshe shprehu përmes pyetjes çudin që ngërthen pa arsye drejtuesit e emisionëve kur duan të bëjnë pyetje interesante por e vetmja gjë interesante që ju del nga përpjekja është buzëqeshja në fund të fjalisë.

 Mëgjithatë, e drejta e saj s’ka sesi të mos quhet e shëndetshme kur ajo thjesht kërkoi të vendos në dukje mënyrën e rëndomtë me të cilën unë kam zgjedhur të kem vemendjen e lexuesve të mi: shkrimit. Dhe kjo e drejtë feksi në gjithë qënjen e saj, ashtu dritandezur siç qe kur deklaroi heshtur fenomenin më gjenial të epokës sonë: çmendurinë e mënyrës për të tërhequr vemendje përmes mendimit kur ka një mënyrë tjetër shumë më të lehtë, shumë më të natyrshme, shumë më të sukesshme: zhveshja.

Zoti e krijoi seksin femër pasi u shkollua, shkruan Robert Bërns në poezitë e tij, plot hire dhe forma, për të ndjell shqisat e atyre krijesave(meshkujve) të cilat Zoti, sipar Bërnsit, i krijoi kur ende s’kishte shkollë. Femrat e kohëve moderne sipas kësaj logjike nuk duhet të shërbejnë edhe aq shumë si promotore të mendimit aq sa duhet të jenë , dhe ato bëjnë çmos që të jenë, promotore të trupit, jo vetëm për të fshehur mendësinë e tyre por më tepër për të theksuar pamendësinë e gjinis tjetër. Përmes këtij gjenialiteti sot një pjesë e mirë e vajzave të reja kanë vërtetuar mrekullinë më të madhe që mund të shoh me sy raca njerëzore: arritjen e majës pa u ngjitur, pa djersë, pa lodhje, vetëm përmes zhveshjes. Në frytet e kësaj mrekullie shpaloset tinëzisht modeli i lehtë, krijimi i idesë se arritja nuk lidhet me veprimin por me qëndrimin në vend.

 Është e pamundur të përcaktosh të mirat që pjell kjo nënë e re: mjafton të zhvishesh dhe je pjesë e emisioneve më të ndjekura, mund të zhvishesh dhe të drejtosh vetë një emission, zhvishesh dhe je pjesë e gazetave, revistave, festave gala, videoklipeve, skenave llamburitëse, je pjesë e vemendjes së medias, je pjesë e imagjinatës së burrave dhe përveç kësaj je pjesë e ëndrrës së grave për të patur trupin ideal, madje je pjesë e vizionit të së ardhmes që krijojnë vajzat e vogla kur shohin vajzat e rritura në ekran. Këto fllade frymëzuese që përçartin iluzionet e fëmijëve, shkëlqejnë me lëkurën e tyre dhe përcjellin aromën e kendshme të gjërave të lehta. Por e mira më e madhe është ajo që nuk është përmendur as është menduar ndonjëherë, e që vetiu më mbush me frymë, duke më bërë të besoj se këto vajza i shkulën përnjëherë rrënjet një të keqeje të madhe që ka zënë fill mes adoleshentëve e jo vetëm: pornografinë.

Jam aq e fandaksur nga kjo siguri sa jam gati të betohem për majën e Olimpit, se duke dalë në skenën e medias këto vajza, çdo orar, çdo kohë, çdo ditë kanë shmangur si padashje varësinë ndaj pornografisë duke qetësuar përmes hireve të tyre shqisat e nepset e meshkujve. Moderatorja pati një të drejtë të madhe në pyetjen që rrodhi mes për mes buzëve të saj të kendshme tek përplaste qerpikët e zhdërvjellët e duke i siguruar vetes atë zë që kanë njërëzit kur e kuptojnë që e drejta është me ta, ajo ndoshta donte të stimulonte qoftë edhe pa vetëdijen e saj një të mirë të parrëfyeshme: përse duhet shtrydhur mendja si limon për të qënë pjesë e medias më anë të shkrimeve, kur rruga e lehtë shfaqet përpara çdo vajze, premtuese e vezullimtare, duke qënë se shumica ka më të theksuar shqisën sesa durimin për të lexuar, sikundër një aktor komedian ka thënë: Zotin kam në mendje, djallin në pantallona!

Etiketa: gerina mullaj
Pas

Çfarë humbëm nga ardhja e Emeli Sandé në Tiranë (FOTO GALERI)

Para

Era e fortë thyen pemët në pyllin e Sodës, bllokohet rruga

Para
Era e fortë thyen pemët në pyllin e Sodës, bllokohet rruga

Era e fortë thyen pemët në pyllin e Sodës, bllokohet rruga

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjenden mijëra rrënjë kanabisi në qarkun e Shkodrës! Nis hetimi për disa zyrtarë, sekuestrohet lënda narkotike

Durrës/Dy arrestime për dhunë në familje dhe aksident me pasojë vdekjen

Sulmi me thikë në Bielefeld, siriani dyshohet për lidhje me Shtetin Islamik

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak, synohet rritja e numrit të trupave dhe rezervistëve

Më shumë se 20 palestinezë janë arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Ish-kryeministri bullgar dorëhiqet nga posti i deputetit pas hetimeve për korrupsion

Shtëpia e Bardhë kufizon ndarjen e informacionit të klasifikuar me Kongresin pas ngjarjeve në Iran

Kursi i këmbimit –26 qershor: Sa shiten dhe blihen dollarët dhe eurot, gjendja e monedhave të tjera

Banka Botërore miraton 1 miliard dollarë për zhvillimin e Irakut, Sirisë dhe Libanit

Panik në ajër, avionit i merr flakë një prej motorëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.