Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto ka mohuar akuzat e korrupsionit që rëndojnë mbi të. Zoto, i cili ndodhet në burg, ka sqaruar në Gjykatën e Krieve të Rënda se nuk e ka takuar asnjëherë në zyrën e tij ish-Zv.drejtorin e Burgjeve, Iljaz Labin. Dëshmia e këtij të fundit bëri që Zoto të arrestohej.
“Iljaz Labi nuk ka qenë asnjëherë në zyrën time dhe nuk kam pasur asnjëherë komunikim me të. Nuk kam pasur komunikim dhe as ndonjë takim fizik me biznesmenët që kanë fituar tenderin. Kërkoj që të ngrihet një komision i veçante që të verifikoj tenderin për të cilin akuzohet,”- ka deklaruar Zoto përpara trupit gjykues.
Më tej ish-Drejtori i Burgjeve aludoi se ndodhej nën akuzë për gjëra të tjera të cilat prokuroria i di më mirë, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.
(F.M/Faxweb)