Nga shirat me intestitet të lartë që prej ditës së djeshme raportohet se aksi i autostradës Tiranë- Durrës është e kalueshëm. Ndërsa aksi tjetër i kësaj autostrade Durrës-Tiranë është i pakalueshëm . Një pjesë e mire e qytetarëve po qarkullojnë nga rruga Ndroq-Tiranë.
Në Korçë probleme janë shfaqur në aksin Bilisht-Kapshticë. Po kështu në këtë qark ka probleme në aksin Lozhan-Moglicë pasi ka edhe rrëshkitje dheu. Ndërsa Maliqi dhe Laksi vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së djeshme.
Në Vlorë është bllokuar rruga Transbalkanike nga erozioni dhe shiart e furishëm. Mësohet nga përmbytjet gjatë natës janë evakuar 300 persona dhe janë argazhuar 500 forca ushtrie në të gjithë vendin.
Në Shijak lumi Erzen ka dalë nga shtrati dhe janë përmbytyr katet e para të baesave përreth. Deri më tani janë evakuuar 3 familje. Për “Fax News” kryetari i bashkisë Shijak është shprehur se zona më problematike është fshati Ardhishtë.
Në qarkun e Beratit janë pa energji elektrike disa zona si qafë Dardha, Tomoricë dhe disa zona të Skrapari, në Potom dhe Gjebres.
(J.V/Faxweb)