Nga rreshjet e shiut është përmbutyr edhe lagjja “18 Shtatori”, “Granic” në Gjirokastër.
Fieri
Ka pasur rreshje intesive gjatë natës dhe ende vazhdojne edhe tani. Gjanica ka shtuar prurjet. Disa fshatra në Mallakaster janë pa energji elektrike ai pasojë e motit të keq. Mësohet se Vjosa po i afrohet pikës kritike.
Vlorë
Në këtë qytet ka nisur situata e emergjencave civile. Që prej orës 1 pas mesnate kanë nisur të shënohen problematikat e para. Rruga nacionale Vlorë- Llogora ëshytë bllokuar. Situata është krijuar për shkak të rreshjeve të furishmë të cilat kanë rrëzuar gurrë dhedhera. Erozioni ka prekur të gjithë kodrën. Situata është monitoruar në terren nga kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka angazhuar në terren shërbimet publike dhe ushtrinë.
Leli, shtoj se po monitorohet edhe situata në qytet , ku aktualisht gjenden nënujë akset kryesore lidhëse meas bulevardit dhe rrugës Trasballkanike. Sakaq, situata prezantohet problematika edhe në zonat periferike të qytetit. Shtabi i emergjencave raporton se edhe Vjosa është në pikë kritike, të dhënat paraprake flasin për rritjen e nivelit ne kuotat e 5.5m. Sipas specialisteve në 5.8m pritet të nisë evakuimi. Vjosa del nga shtati nëse arrin 6.3 m. Sipas rritmit të prurjeve lumi rrezikin të dalë nga shtrati orët e mesditës. Në Novoselë, gjasat janë të përseriten përmbytjet masive të vitit 2015-të.
Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, niveli ka nisur të rritet me 20 cm kub në orë, ndërza pritet të nisë evakuimi i banorëve të cilët janë Brenda trajektores së rrëzikut për shkak të vërshimit të lumit. Alarmi jepet nga kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.Në terren është aktualisht gjithë shtabi I emergjencave civile, kryesuar nga prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mama i cili pritet të nisë pas pak një mbledhjë të grupit të punës. Shtabi I emergjancave të Vlorës është aktualisht duke kordinuar punën edhe me qarkun e Fierit. Brenda dy orëve në vijim pritet të nisë edhe evakiumi i gjësë se gjallë në Novoselë, Fitore, Bishan etj. Situata prezantohet e rënduar edhe në Bashkinë e Selenicës, sipas të dhënave mësohet se janë rritur ndjeshëm edhe prurjet e lumit Shushicë, aktualisht rrezikohet zona e njohur si Bishti I Malit dhe ura e Gjormit. Në gadishmëri janë hidrovorët të cilët janë duke punuar me kapacitet të plotë, ndërsa furnizohen me energji elektrike me linja të vecanta.
Korçë
Rreshje të denura shiu gjatë orëve të natës vijonë s me intesitet edhe në këto momente. Shfaqen problemet e para në juglindje. Probleme ne aksin Lozhan-Moglicë reshje të dendura kanë sjellë bllokim të rrugës si pasojë e rreshkitjes së gureve . Probleme janë shfaqur në aksin Bilisht-Kapshtice ka patur rreshkitje gurësh pas ndërhyrjes është zhbllokuar ky aks. Maliqi dhe fshati Lekas vijojnë pa energji elektrike prej 7orësh. Rrezikohet të permbytet fusha e Maliqit e cila është pika me delikate në qarkun e Korçes. Prefekti i Dhori Spirollari është shprehur:Jemi ne gatishmeri, reshjet intesive ne Korçë ndersa në Pogradec situata normale. Aktualisht nuk ka bllokime apo evakuime. Fusha e Maliqit mbetet më e rrezikuara.
Mungesë të energjisë edhe në njesitë administrative në Devoll. Probleme ne Pogradec në lumin e Vërdoves për shkak të inerteve që ka nxjer rrjedha e lumit ka rrezikuar daljen e lumit nga shtrati. Mjetet e bashkisë dhe shtabi i emergjencave në terren për pastrimin e lumit. E gjithë bashkia Maliq black out probleme në nënstacion.
Berat
Në qarkun e Beratit janë pa energji elektrike disa zona si qafë Dardha, Tomoricë dhe disa zona të Skrapari, në Potom dhe Gjebres.
Durrës
Nga shirat me intestitet të lartë që prej ditës së djeshme raportohet se aksi i autostradës Tiranë- Durrës është e kalueshëm. Ndërsa aksi tjetër i kësaj autostrade Durrës-Tiranë është i pakalueshëm . Një pjesë e mire e qytetarëve po qarkullojnë nga rruga Ndroq-Tiranë.
Në Shijak lumi Erzen ka dalë nga shtrati dhe janë përmbytyr katet e para të baesave përreth. Deri më tani janë evakuuar 3 familje. Për “Fax News” kryetari i bashkisë Shijak është shprehur se zona më problematike është fshati Ardhishtë. (J.V/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=AvsWZqxTuYc
https://www.youtube.com/watch?v=yD2ShUehn1k