11:35 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazetari Artan Rama fiton gjyqin kundër kompanisë së ndërtimit

13:19 | 01/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazetari Artan Rama fiton gjyqin kundër kompanisë së ndërtimit

Gazetari Artan Rama fiton gjyqin kundër kompanisë së ndërtimit. Gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm gazetarin Artan Rama në gjyqin kundër kompanisë së ndërtimit “Edil-Al-It”, ndërsa Rama i tha BIRN se vendimi është një fitore jo vetëm për të, por për të gjithë gazetarët që duan të raportojnë për tenderat publikë.

Gjykata e Tiranës vendosi të premten të lirojë nga akuzat për shpifje dhe cenim imazhi gazetarin dhe regjisorin Artan Rama, i cili u akuzua nga kompania “Edil Al- It” pasi publikoi në rrjetin social Facebook një shkrim mbi procedurat e prokurimit publik për rikonstruktimin e Teatrit të Operas dhe Baletit nga Ministria e Kulturës.

Gjyqtarja e gjykatës së rrethit Tiranë, Antonela Prendi vendosi të hedhë poshtë pretendimet e kompanisë së ndërtimit për t’u dëmshpërblyer me vlerën 15 milionë lekë për pavërtetësi në artikullin e botuar nga Rama në llogarinë e tij personale në Facebook.

Rama i tha BIRN se ndihet i çliruar dhe njëkohësisht e koncepton vendimin pro tij si një fitore për të gjithë gazetarët.

“Ndihem i çliruar. E kisha si makth gjithë këtë histori pasi kërkonin 150 milionë (të vjetra) për një shkrim. Nuk është vendim vetëm për një gazetar, por një fitore për të gjithë gazetarët të cilët duan të shkruajnë për tenderat publikë dhe mund ta bëjnë këtë me kurajo dhe guxim,” tha Rama pas vendimit të gjykatës.

Sipas Ramës, një padi e ngritur ndaj një gazetari shkon përtej tij dhe duhet të bëhet objekt i diskutimit publik.

“Është gjithashtu fitore e drejtësisë, sepse provon se ka brenda drejtësisë elementë shumë të mirë,” shtoi Rama duke arsyetuar se gjatë gjyqit ai arriti të provonte se shkrimi i tij ishte mbështetur mbi prova edhe falë verifikimeve të gjykatës.

Në artikullin e titulluar “Dritëhije në Sallën e Teatrit,” Rama shkruan se kompania “Edil Al-It” është shpallur fituese e tenderit përmes praktikave të dyshimta, jo transparente dhe në konflikt interesi.

Si provë për akuzën e ngritur, ‘Publicus’ publikoi një dokument nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në të cilin shkruhet se shoqëria “Edil Al-It” ka pasur detyrime tatimore të papaguara në korrik të vitit 2016 –që sipas artikullit i jepte të drejtën autoritetit kontraktor për përjashtimin e operatorit.

Në padinë e saj të drejtuar Gjykatës së Tiranës, “Edil Al-It” pretendoi se dokumenti i botuar nga “Publicus’ nuk është i vlefshëm, sepse i mungon vula e institucionit, ndërsa kompania nënvizoi se dokumenti që ka paraqitur pranë autoritetit kontraktor me qëllim pjesëmarrjen në tender, tregon se në gusht 2016 kjo e fundit nuk ka pasur detyrime tatimore.

Kompania e ndërtimit “Edil Al-It” është pjesë e grupit Edil-al, ku përfshihen dhe kompanitë mediatike Vizion Plus dhe Tring TV ku transmetohej më parë emisioni investigativ i Artan Ramës, Publicus, i cili u mbyll në mënyrë të papritur në tetor 2016, në prag të publikimit të një materiali mbi vdekjen tragjike të 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës./BIRN

Pas

ME VIDEO/ Rama në vitin 2010: Nuk mund të ketë përmbytje nëse qeveria është në punë!

Para

Pickohet nga gjarpri, po pastronte shtëpinë nga përmbytjet

Para
Pickohet nga gjarpri, po pastronte shtëpinë nga përmbytjet

Pickohet nga gjarpri, po pastronte shtëpinë nga përmbytjet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vau i Dejës, japin dorëheqjen tre nënkryetarë, pesë administratorë dhe të gjithë drejtorët e bashkisë

Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

Godina e fundit për t’u shembur, për herë të parë do të përdoret shpërthim me tritol në Theth

Ministri i Jashtëm rus Lavrov takim me Xi Jinping, diskutime për kontaktet dypalëshe dhe vizitën e Putin në Kinë

Ultimatumi i kryeministrit për bashkitë, japin dorëheqjen kryetarët e njësive administrative në Belsh dhe Prrenjas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.