Më në fund Selena Gomez e ka pranuar rikthimin me dashurië e jetës së saj, Justin Bieber. Në një intervistë të gjatë për Billboard, 25 vjeccarja foli shumë gjatë për mashkullin që I ka rrëmbyer zemrën.
“Jam 25, jo 18, 19 apo 20. I vlerësoj njerëzit që kanë ndikuar në jetën time. Mbase më parë, do të dukej sikur po sforcoja diçka që s’ishte e drejtë, por kjo s’do të thotë se dashuria për dikë mund të largohet ndonjëherë.”
Selena dhe Justin kanë vendosur t’i japin marrëdhënies së tyre që nisi në 2010-n një tjetër mundësi.
Përsa i përket marrëdhënies me The Ëeeknd, që ndonëse ka fshirë Selenën nga jeta e tij, ajo këmbëngul se janë miq të ngushtë.
“Diçka për të cilën jam shumë krenare është se mes meje dhe The Weeknd ka një miqësi të vërtetë. Nuk e kam përjetuar kurrë diçka të tillë në jetën time. E mbyllëm si shokë të ngushtë dhe gjithçka rrotullohet rreth inkurajimit dhe përkujdesjes për njëri-tjetrin,-“- tregon ajo.
(F.M/Faxweb)