Ditën e djeshme janë publikuar rezultatet e autopsisë të trupit të gjeneralit kroat Slobodan Praljak. Të mërkurën e kaluar Praljak vdiq në spitalin Westeinde në Hagë pasi piu helmin në Gjykatën e Hagës ku u dënua me 20 20 vjet burg për krime lufte gjatë luftës serbo-kroate në Kroaci në fillim të viteve ’90.
Prokuroria holandeze ka publikuar rezultatet preliminare të autopsisë.
Testet toksikologjike kanë treguar se në gjakun e Prajlak është gjetur përqendrimi i cianidit të kaliumit. Kjo thuhet t’i ketë shkaktuar dështim të zemrës, e cila dyshohet si shkaktari kryesor i vdekjes.
Gjatë autospisë prezent ishin dy ekspertë kroatë ashtu siç ishte marrëveshja e Gjykatës dhe autoriteteve kroate.
Sllobodan Praljak, më 29 nëntor, piu një lëng nga një shishe e vogël pak çaste pasi që Gjykata e Apelit ia konfirmoi atij dënimin prej 20 vjet burgim.
(E.K/FAXWEB)