Kryetari i PD, Lulzim Basha vizitoi zonat e përmbytura në Fushë-Krujë, ku kërkoi ndërhyrje urgjente nga qeveria. Duhet të themi që aty janë me qindra familje pa asnjë ndihmë nga shteti prej të paktën dy ditësh edhe pse pse niveli i ujit ka rënë, situata është shumë e vështirë.
Banorët në Fushë-Krujë i thanë Lulzim Bashës se mesnatën e mbrëmshme Kryeministri qëndroi fare pak minuta në autostradë dhe nuk i takoi të përmbyturit. Basha i kërkoi Ramës të shkojë pranë njerëzve dhe t’i ndihmojë ata me ushqime, veshje dhe strehim. Por banorëve të përmbytur, dëmshpërblimi material nuk u mjafton dhe i kërkuan Bashës të kujdeset që të dalin përgjegjësit.
BISEDA:
Banor: S’është normale të mos vijë askush.
Basha: Të mbarojë kjo gjendje se andej nga jugu është akoma më e vështirë.
Banor: Kam edhe dy pleq të vjetër. Me gomone i kemi nxjerrë nga Gjiri i Lalzit.”
BISEDA 2:
“Banor: Ça kanë ardhu gocat dhe miqtë me më sjellë pak bukë se nuk është kujdesuar askush. Kam 24 orë pa ngrënë.
Basha: Kam ardhur t’ju shoh dhe për të ndërgjegjësuar që t’ju gjenden pranë e t’ju ndihmojnë. Ju keni nevojë për ndihmë.
Banor: Edhe vjet kanë ardhur. Nuk është kujdesur askush.”
“Basha: Të bëjmë çdo perpjekje për të shpëtuar njerëzit. Kjo është e para. Pastaj të gjithë përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi.
Banor: Ashtu shpresoj!
Basha: Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi.”
(J.V/Faxweb)