Gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencave kryeministri Edi Rama u shpreh se dëmet e shkaktuara nga përmbytjet janë më të reduktuara në krahasim me 2015.
“Të gjitha forcat e angazhuar në terren kanë bëre të mundur një seri të gjatë operacionesh duke bërë që asnjë njeri të mos vdesë dhe asnjë kokë bagëti të mos humbasë. Në prioritet absolut është humbja e çdo jete njeriu dhe për të ndihmuar çdokënd që ka bagëti në zonat rurale. E gjithë kjo u arrit falë punës pa ndërprerje të kordinuar, falë pastrimit të kanaleve në të gjithë këto territore dhe falë investiem të bëra në shtratin e lumit Vjosës.
Ndryshe nga dy vite më parë ku përmbytjet nuk kanë shkaktuar ato situata surreale të 2015. Dëmet i kemi të reduktuara krahasur me dy vite më parë.
Tani sigurisht që duhet të fokusohemi tek identifikimi një për një i të gjitha dëmet dhe pasojave duke renditur në rradhë të banesat dhe më pas rrugët, urat, shkollat ku janë prekur dhe rikonstruktimi të nisë sa më parë. Këto përmbytje nuk janë njëherë në 100 vjet por tani më janë pjesë e jetës duke parë edhe kushtet e përgjithashme klimaterike”. u shpreh Rama. (J.V/Faxweb)