Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka deklaruar se qytetarët po furnizohen vetëm me 30 minuta në ditë me ujë.
“Gjysma e Tiranës ka vetëm 30 minuta ujë në ditë ndërsa banorët kanë gjetur zgjidhjen tek blerja e ujit që shitet nga botet private me bekimin e UKT. Pak ditë me shi që tregojnë fytyrën e vërtetë të investimeve të bashkisë në kanalizime dhe UKT.”, shprehet Tabaku.
REAGIM:
Sikur të mos mjaftonte katastrofa që prodhoi shiu, në televizione shfaqen kronikat e regjistruara të kryetarit të bashkisë Tiranë. I cili, vazhdon të prodhojë show me regji qendrore nga zyrat e Bashkisë edhe në këto çaste kaosi që janë peshqesh prej keqmanaxhimit te tij më shumë se sa prej shiut.
Tirana, banorët e të cilës nga janari 2018 do të kenë një çmim më të lartë uji, po vuajnë nga uji i pijshëm edhe energjia elektrike. Gjysma e Tiranës ka vetëm 30 minuta ujë në ditë ndërsa banorët kanë gjetur zgjidhjen tek blerja e ujit që shitet nga botet private me bekimin e UKT. Pak ditë me shi që tregojnë fytyrën e vërtetë të investimeve të bashkisë në kanalizime dhe UKT.
Të nderuar qytetarë, mos harroni! Kryetari bashkisë do të shpenzojë këtë dhjetor mbi 2 mln euro që palmat shkaktare të përmbytjes së autostradës t’i zëvendësojë me pisha. Fare mirë kjo shumë mund të përdorej në shërbim të UKT që një herë e mirë ajo të mos bllokojë furnizimin me ujë prej një rreshje shiu apo një ngrice të vogël. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post