09:02 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga 1 deri në 3 mijë Euro, Gjermania mbështetje financiare për azilantët që do kthehen në atdhe

10:03 | 03/12/2017
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga 1 deri në 3 mijë Euro, Gjermania mbështetje financiare për azilantët që do kthehen në atdhe

Gjermania mbështet me ndihma financiare azilantët që duan të rikthehen në vendlindje. Kujdes: afati i kërkesave për këto ndihma përfundon në fund të muajit shkurt, shkruan Deutsche Welle.

Deri më 28 shkurt azilkërkuesit të cilëve u është refuzuar e drejta e qëndrimit në Gjermani mund të kërkojnë një ndihmë për t’u riintegruar në vendin e tyre të origjinës. Familjet mund të marrin deri në 3000 euro, kurse idividët deri në 1000 euro. Këto para mund të përdoren për të paguar qiranë, për të riparuar banesën, për pajisjen e tyre e kështu me radhë. Programi “Vendi yt e ardhmja jote” plotëson programin “Starthilfe plus”.

Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière u bën thirrje azilkërkuesve të refuzuar që ta shfrytëzojnë këtë ofertë. “Nëse ju vendosni deri në fund të muajit shkurt që të ktheheni vullnetarisht në vendlindje, mund të përfitoni edhe këtë ndihmë shtesë për shpenzimet për strehim në vendin tuaj. Ne ju ndihmojmë me ndihma konkrete për riintegrimin.”

Ndihma shtesë

Sipas gazetës “Bild am Sonntag” në periudhën shkurt-tetor 2017 ndihma për rikthim në vendlindje kanë kërkuar vetëm 8639 vetë. Po sipas kësaj gazete në Gjermani ka 115.000 azilkërkues të refuzuar. 80.000 syresh kanë statusin “Duldung”, 35.000 pritet të dëbohen, ndërkohë që nga janari deri në shtator 2017 janë dëbuar 19.520 vetë.

Azilkërkues nga Kosova dhe Shqipëria që kthehen vullnetarisht

Prej këtyre ndihmave mund të përfitojnë edhe azikërkuesit nga Shqipëria apo Kosova që gjenden në Gjermani dhe dëshirojnë të kthehen në vendlindje.

Autoritetet gjermane i mbështesin prej vitesh me programe të ndryshme ata që duan të kthehen në vendlindje, pavarësisht nëse janë azilkërkues apo kanë leje qëndrimi në Gjermani.

Etiketa: azilazilantegjermania
Pas

Dedikimet e ashpra në distancë, a janë ndarë Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj?!

Para

Aleksandër Vucic shpreh mbështetjen për Edi Ramën, ndihmë për të përballuar përmbytjet

Para
Aleksandër Vucic shpreh mbështetjen për Edi Ramën, ndihmë për të përballuar përmbytjet

Aleksandër Vucic shpreh mbështetjen për Edi Ramën, ndihmë për të përballuar përmbytjet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Afera “Partizani”: Sot GJKKO vendos për dërgimin në gjyq të Berishës dhe Malltezit

Vijon numërimi i votave të diasporës! Xhaçka kryeson lehtë ndaj Gjylametit, Jorida Tabaku merr mbi 20 mijë vota

Berisha publikon foto nga Brukseli me Sekretarin e Internacionales Demokrate: Diskutuam për farsën elektorale të 11 majit

Raporti i Eurostat: Shqipëria kryeson në Europë me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Joe Biden me kancer, reagon Trump: Unë dhe Melanie jemi të trishtuar për diagnozën mjekësore të fundit të tij. I urojmë shërim të shpejtë

Shpërthim vdekjeprurës në një stacion policie në Siri, së paku 3 të vdekur

Digjet gjatë natës një banesë në Magjate të Kuçovës, vetëm dëme materiale

Begaj uron Nicusor Dan: Të forcojmë bashkëpunimin Shqipëri–Rumani

Ushtarët izraelitë shkatërrojnë Spitalin Indonezian, bllokohen 55 persona brenda

Topalli: Pushteti merr 90% të votave në diasporë, rezultat absurd

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.