14:40 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Punonjësi i OSHEE-së humbi jetën në krye të detyrës, kompania punëson gruan e tij dhe paguan studimet e së bijës

10:29 | 03/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mungesa e energjisë në disa zona të kryeqytetit, OSHEE: Palë të treta dëmtojnë rrjetin elektrik

Situata në të cilën po kalon vendi si shkak i përmbytjeve dhe motit të keq, nuk kaloi pa pasoja as në jetët njerëzore. Ashtu siç e kemi thënë edhe më herët në Shkodër një punonjës i OSHEE-së humbi jetën ndërsa dy të tjerë u plagosën.

OSHEE financon dërgimin në Itali për kurim të dy punonjësve të aksidentuar pak ditë më parë në Shkdër ndërsa punonin për riparimin e defekteve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

OSHEE ka marrë po ashtu përsipër dërgimin për ndërhyrje të specializuar jashtë vendit për 46 vjeçarin Afrim Halluni me funksion elektricist i linjave të tensionit të lartë dhe 30 vjeçarin Erion Hafizi me funksion operator në nënstacionin Shkodra 1.

Kompania e shpërndarjes do të mbulojë financiarisht dërgimin ditën e hënë të dy të lënduarve me avion special mjekësor drejt spitalit “Sant Eugenio” të Romës dhe kurimin në spital për djegiet që kanë pësuar.

“Gjithashtu, OSHEE ka qëndruar pranë familjes së elektricistit Sabri Vlinga i cili humbi jetën në krye të detyrës ndërsa punonte për riparimin e një defekti në fiderin e Roskovecit. Kompania ka vendosur të punësojë pranë OSHEE-së dega Fier bashkëshorten e të ndjerit, Mirelën. OSHEE do të paguajë plotësisht edhe pagesën e studimeve të vajzës së të ndjerit, Donaldës, e cila ndjek studimet për Financë-Bankë pranë Universitetit Europian të Tiranës. Një falënderim për të gjithë punonjësit e OSHEE që me sakrificë dhe në kushte të vështira atmosferike punojnë natë e ditë për garantimin e një furnizimi të qëndrueshëm me energji elektrike.”, thuhet në njoftim.

(E.K/Faxweb)

 

 

Etiketa: humbi jetenosheeepunesim
Pas

Aleksandër Vucic shpreh mbështetjen për Edi Ramën, ndihmë për të përballuar përmbytjet

Para

Shembet banesa e vjetër në Gjirokastër, panik te banorët e tjerë rreth saj (VIDEO)

Para
Shembet banesa e vjetër në Gjirokastër, panik te banorët e tjerë rreth saj (VIDEO)

Shembet banesa e vjetër në Gjirokastër, panik te banorët e tjerë rreth saj (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjedhjet! Celibashi, Çela dhe Dumani takim me ambasadorët e huaj: Të luftohet krimi elektoral

Mbështetje daneze për integrimin evropian të Shqipërisë, Ministri Hasani: “Forcojmë bashkëpunimin gjatë presidences daneze të BE-së”

“Të çmendur” pas Napolit, rekord kërkesash për bileta nga tifozët, në prag të ndeshjes ndaj Cagliarit

BE pranon të heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë, por me kushte të qarta

BE miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, Kallas: Duam të shohim veprime të forta të SHBA-së ndaj Moskës!

Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie

Sezoni turistik në Lezhë nën monitorim, Ndreu: Subjektet që do krijojnë ndotje do të përballen me gjoba

Nuk siguroi dot votat të hynte në Kuvend, reagon Gjylameti: Ne s’bëjmë luftëra të vogla, bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, jo për vete

A do të vazhdojë kontrata 6 mld dollarëshe e lobimit? Berisha: Pagesa nga fondacion atdhetar shqiptar në SHBA, s’ka lidhje me zgjedhjet

Mbyllet numërimi i votave! PS me 53 emra të rinj në Parlament, PD me “veteranët” (Detajet)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.