22:32 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ujësjellësi i Vlorës: Banorët e Novoselës të mos konsumojnë ujin, duhet të kryhen analizat

16:47 | 03/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ujësjellësi i Vlorës: Banorët e Novoselës të mos konsumojnë ujin, duhet të kryhen analizat

Ujësjellës Kanalizime Vlorë, bën me dije se për shkak të mungesës së energjisë elektrike gjatë orëve të fundit për shkaqe sigurie të jetës së banorëve të Novoselës dhe fshatrave të kësaj Njësie Administrative si pasojë e përmbytjeve nga dalja e lumit “Vjosë” nga shtrati, ka patur anomali në drejtim të furnizimit me ujë të pijshëm. Por, situata pritet që të stabilizohet gjatë ditës së sotme me rikthimin e energjisë elektrike.

Gjatë kësaj të diele, në orët e pasdites pritet që të bëhet furnizimi me ujë i të gjithë Njësisë Administrative të Novoselës. Ujësjellës Kanalizime, kërkon nga banorët e Novoselës, të gjitha fshatrave të saj, por edhe të zonave të tjera që furnizohen nga ky Ujësjellës, përfshi edhe disa fshatra të Njësisë Administrative Qendër, të mos konsumojnë ujin për ta pirë apo për gatim. Deri në një njoftim të dytë, uji mund të përdoret vetëm për shërbime komunale apo vetjake, por e theksojmë që, kategorikisht jo për tu pirë apo për gatim.

“Bëjmë me dije se Stacionet e Pompimit të Ujësjellësit nuk janë përmbytur, por duhet të bëhet klorinimi i tubacioneve. Pasi të kryhen analizat nga Drejtoria e Shëndetit Publik dhe pasi të jepet miratimi i specialistëve të shëndetësisë, uji mund të konsumohet. Nëpërmjet një tjetër njoftimi, do t’ju informojmë për momentin që uji i pijshëm mund të konsumohet. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, pasi gjithçka është në të mirë të shëndetit të popullatës. Faleminderit për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e UKV.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: baoretbytjetperujiVlore-ujesjellesi i vlores
Pas

Deputeti demokrat: Bashkia Gjirokastër të ndihmojë bizneset e dëmtuara, në Dropull dëmi 1 miliardë lekë

Para

Reagon sërish Eni Koçi, zbulon të vërtetën e raportit me Gencin?!

Para
Reagon sërish Eni Koçi, zbulon të vërtetën e raportit me Gencin?!

Reagon sërish Eni Koçi, zbulon të vërtetën e raportit me Gencin?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

Brukseli, gati të pranojë tarifën prej 10% nga Shtetet e Bashkuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.